Site icon PORTALB

“Microsoft Showcase Classroom” do ti trajnojë arsimtarët në SHMKM “Nikolla Shtejn” në Tetovë

Foto nga ngjarja

Foto nga ngjarja

Ministri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu, Zv/ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Timço Mucunski dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot vizituan SHMKM “Nikolla Shtejn”, në komunën e Tetovës, njëra nga shkollat, ku në periudhën në vijim do të realizohet projekti “Microsoft Showcase Classroom”, e mbështetur nga Microsoft dhe Kompania TDK Computers.

Ministri Lutfiu, informoi që do të realizohen një sërë trajnimesh për mësimdhënësit si dhe grupe tjera të interesit, për të mësuar, shqyrtuar dhe vlerësuar se si programet dhe platformat e Microsoft-it në arsim ju mundësojnë nxënësve dhe të rinjve të fitojnë aftësitë e shekullit të 21.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, vlerëson se ky projekt, paraqet një nderë të veçantë për qytetin, një mundësi për të inkorporuar platformat teknologjike në procesin arsimor, sidomos në modernizimin dhe efektuimin e komunikimit në shkollë.

Exit mobile version