Site icon PORTALB

Delegacion nga rajoni i Alzasit të Francës për vizitë në Shkup

Shkupi, foto nga: Robert Atanasovski

Shkupi, foto nga: Robert Atanasovski

Delegacion i lartë francez do të qëndrojë në Maqedoni në periudhën prej 19 deri më 22 qershor të vitit 2016. Promovimi i regjionit të Alzasit dhe të përparimit të bashkëpunimit ekonomik, do të jenë në qendër të interesit të delegacionit, të cilin do ta udhëheqë drejtori i Agjencisë për Promovimit të rajonit të Alzasit, Filip Shukrun, njofton Portalb.

Në përbërje të delegacionit do të jenë këshilltarë, promovues ekonomik dhe përfaqësues të shoqatave, por edhe kuzhinierë të mirë, të cilët do ta promovojnë këtë rajon. Veçmas në planin ekonomik, turistik dhe gastronomik.

Gjithashtu do të organizohen takime me sekretarin shtetëror të Sekretariatit për Çështje Evropiane drejtorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, kryetarit të Odave Ekonomike në Maqedoni dhe me ministren e Vetëqeverisjes Lokale, në të cilat takime do të flitet për përforcimin e bashkëpunimit me Maqedoninë. /Portalb

Exit mobile version