Site icon PORTALB

Bie qeveria kroate, kalon votëbesimi kundër kryeministrit Oreshkoviç

Kroaci, parlamenti kroat

Kroaci, parlamenti kroat

Shumica parlamentare kroate me 125 vota pro, 2 të përmbajtur dhe 15 kundër u votua mosbesimi i kryeministrit kroat Tihomir Oreshkoviç dhe ministrave.

Oreshkoviç iu drejtua Parlamentit në prag të votimit të mosbesimit ndaj tij dhe Qeverisë me propozimin e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ).

Oreshkoviç ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e HDZ-së, apo arsyet e tyre për mosbesim duke i quajtur ato të rënda dhe të rreme. Ai tha se kjo qeveri do të bjerë për shkak të interesave personale të disa individëve në rastin e INA-MOL.

“Arsyeja e vërtetë për prishjen e Qeverisë është se për të mbrojtur interesat kombëtare fillova të punojë në zgjidhjen e kontestit INA-MOL përmes vazhdimit të arbitrazhit dhe fillimit të negociatave të reja, të cilat nuk i konvenonin disave. Do të mbetet e shënuar se kjo qeveri është rrëzuar për shkak të interesave personale të disa individëve. Unë u përpoqa që t’i parandalojë, dhe ky është faji im i vetëm”, ka thënë Oreshkovic dhe shtoi:

“Akuza që unë dua të zbatojë diktaturë kancelare është aq absurde sa që nuk do të komentoj. Nuk kam keqpërdorur dhe politizuar me shërbimin intelegjent. Problemi është se unë nuk i jam nënshtruar presionit që në krye të Agjencisë të Sigurisë dhe Zbulimit (SOA) të vendos njerëzit të cilët nuk i plotësojnë kriteret. Vendimet i kam marrë në bashkëpunim me presidenten dhe puna e Markiç-it tregon se nuk kam gabuar”, tha Oreshkoviç.

Ai shtoi se të gjitha kontaktet e tij me shërbimet e sigurisë ishin në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kroacisë.

“Për të gjitha këto, unë isha pengesë. Nuk është sekret se qëndrimet e mia ndaj INA-s, LNG-së dhe sektorit të energjisë ndryshojnë shumë nga ato të disa anëtarëve të Qeverisë dhe fuqishëm qëndroja në mbrojtje të tyre. Thellësisht i vetëdijshëm për rëndësinë që ka INA dhe sektori i energjisë për ekonominë kroate”, tha kryeministri kroat.

Ai tha se kishte kërkuar dorëheqjen e Tomislav Karamarkos, sepse pasiguria që kishte rezultuar nga konflikti i interesit ishte bërë barrë e rëndë për qeverinë, e cila në fund u konfirmua nga Komisioni për Konfliktin e Interesit.

“Sa i përket mungesës së vullnetit për bashkëpunim me ata që më kanë dhënë besimin, kjo nuk është e vërtetë. Karamarko thirrjet e mia për bisedime në dy muajt e fundit i injoronte, kurse plotësisht injoroi interesat për rritjen ekonomike dhe reformat”, tha Oreshkoviç.

Ai theksoi se nga dita e parë në fokus kishte rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar.

“Mund të them se kam bërë më të mirën. Falënderoj Most-in dhe koalicionin Patriotik për mbështetje. Tani ju mbetet nëse do të merrni vendimin për rrëzimin e qeverisë. Sot shkruhet historia”, tha Oreshkoviç.

Exit mobile version