Site icon PORTALB

Po zbulohen medikamente të reja kundër pagjumësisë, lajm i mirë për ata që nuk mund të flejnë

Ilustrim

40 milion njerëz në SHBA përjetojnë forma të ndryshme të pagjumësisë, duke e kthyer këtë në çrregullimin më të zakonshëm të gjumit. Personat që vuajnë nga pagjumësia e kanë të vështirë të flenë, të qendrojnë zgjuar apo të bien për të fjetur pasi janë zgjuar njëherë gjatë natës, dhe mund të përjetojnë përgjumje, irritim, ankth, dhe vështirësi për të mësuar e mbajtur mend. Pagjumësia kronike mund të ngadalësojë funksione të përditshmërisë dhe të rrisë riskun për sëmundje kardiovaskulare, shkruan “Wespeakscience“.

Pagjumësia mund të jetë dy lloje: Akute dhe Kronike. Ndryshimi midis të dyjave qëndron në faktin se pagjumësia akute zgjat për një kohë të shkurtër, për shembull: përpara një provimi ose në rast të humbjes së punës; ndërsa pagjumësia kronike është kur dikush nuk fle dot se paku 3 netë në javë për 3 muaj.

Për të trajtuar pagjumësinë akute, doktorët shpesh  rekomandojnë medikamentet si zolpidem. Për atë kronike, ekspertët rekomandojnë kombinimin e një medikamenti me terapi njohëse të sjelljes për pagjumësi (CBT-), e cila fokusohet në trajtime qetësuese, në shmangien e substancave si kafeina para gjumit, në terapi konjitive (ndryshim i zakoneve dhe të përditshmes për të fjetur më mirë) dhe në  evitimin e kohës së gjatë të qendrimit pa fjetur në shtrat.

David Cunnington, një fizikan dhe drejtues i Qendrës së Çrregullimeve të Gjumit në Melburn të Australisë, së bashku me kolegët e tij zbuluan në një meta analizë që  CBT-I është efektiv. Pacientëve të trajtuar me CBT-1u duhej mesatarisht 19 minuta më pak për ti zënë gjumi dhe fjetën për 26 minuta më tepër  se zakonisht. Por ky medikament është i shtrenjtë dhe i vështirë për tu përdorur. Dhe mund të kërkojë rreth 8 seanca nga një fizikan i certifikuar.

Forma më e thjeshtë e trajtimit të pagjumësisë (së paku në terma afat-shkurtër) është përdorimi i medikamenteve me përmbajtje të  Benzodiazepamit i zbuluar në 1955, i cili përbën edhe klasën e  parë të ilaçeve për gjumin. Këto agjentë, të quajtur ndryshe benzo, prej të cilëve temazepam (Restoril) është sot ilaçi më i zakonshëm për pagjumësinë, lidhen me receptorët GABA për të rritur efektet qetësuese të neurotrasmetuesve. Asnjë studim për bezot nuk ka treguar se përdorimi i tyre sjell përmirësim në funkisionimin e përditshëm apo të kohëzgjatjes së gjumit.

Një tjetër klasë medikamentesh që lidh receptorët GABA u aprovua në 1990. Në të perfshihen: zolpidem, zaleplon, and eszopiklone, të njohura ndryshe si ilaçet Z. Ata janë të ndryshëm nga benzot (Benzodiazepamët); tentojnë të absorbohen më lehtë dhe ndihmojnë për të fjetur gjumë më shpejt; kanë gjysmë jetë  më të shkurtër që redukton ndjenjën e të qenit i lodhur të nesërmen.

Ashtu si benzot, ilaçet-Z janë efektive për disa pagjumësi, ndërsa për disa të tjera mund të ulin kohëzgjatjen e gjumit dhe të sjellin mungesë përqendrimi po ashtu si edhe  humbje të kujtesës. Të tjerë medikamente të aprovuar për pagjumësinë janë  ato që lidhin receptorët e melatoninës, antihistaminikët, antidepresantët, por këto të fundit kanë efikasitet të limituar sipas shumë eksperteve.

Ata po mundohen të shpikin një ilaç të ri gjumi…

Në 2014, Administrata e Ushqimeve dhe Medikamenteve aprovoi të parin receptor lidhës të oreksinës: Suvoreksant dhe së paku dy të tjera ilaçe të kësaj klase janë në studim. Suvorexant, redukton të ndjerit i dobët e i pafuqishëm duke bllokuar receptorët e oreksinës në tru.

“ Sistemi i oreksinës është një kandidat shumë i mirë për të shërbyer si target në trajtimin e pagjumësisë.”- thotë Michael Perlis, drejtor i Programeve të Gjumit në Universitetin e Pensilvanisë. “ Ka shumë arsye për të besuar se disa njerëz kanë hiperprodhim të oreksinës prandaj dhe nuk flenë dot gjumë. Reduktimi i oreksinës do të ishte një ide briliante’’.

Në një studim të gjatë, 521 pacientë që kishin marrë 40 mg të suvrorexantit natën (30 mg për ata më të mëdhenj se 65 vjec) për 12 muaj iu duhej me pak kohë për t’i zënë gjumi  dhe qendronin zgjuar pothuajse gjithë natën. Sipas të dhënave të studimit klinik  suvrorexanti nuk jepte efekte të tilla si narkolepsi  apo katapleksi në pacientët e eksperimentuar.  Si rezualtat FDA aprovoi administrimin e këtij medikamenti vetëm në dozat  15-20 mg prej 4 dozave të testuara në studimin shkencor në Fazën 3 të dhe  pastaj akoma edhe me pak (5 mg and 10 mg).

Dy medikamentet e tjera që lidhin receptorët e oreksinës janë duke u studiuar  Farmaceutika Eisai me qendër në Tokio dhe Purdue Pharma me qendër në  Konektikat janë duke filluar një Fazë 3 globale për një agjent të quajtur lemborexant. Farmaceutika Jansen me qendër në Belgjikë , kompania Johnson & Johnson  po bashkëpunojnë me Minerva Neurosciences në Masacusests  për zbulimin e një medikamenti lidhës të receptorit 2 të oreksinës  E njohur gjithashtu si MIN-202, ai po studiohet  për  pagjumësinë në Fazën 1 të eksperimentimit të tij në pacientët që kanë çrregullime të medha depresioni ashtu si edhe  në Fazën  2  tek pacientët me komorbiditet, pra sëmundje bashkëshoqëruese.

Edhe pse  medikamentet që lidhin oreksinën po hidhen në tregjet farmaceutike, një sfidë thelbësore e trajtimit të pagjumësisë mbetet  rreziku i varësisë psikologjike.  Shumica e klinicistëve  udhëzojnë përdorimin e ilaçeve kundër pagjumësisë  vetëm pak hërë në javë. “Por kjo është akoma më keq sepse netëve të cilat pacienti nuk i merr ato, ai pret të flejë më pak dhe në fund krijon idenë se nuk mund të flejë pa marrë medikamentin. – thotë Perlis nga Universiteti i Pensilvanisë.

Në një studim pilot të fundit, ku morëm pjesë 55 individë Perlis dhe kolegët e tij zbuluan se ata që morën placebo natën  ndjenin efektet qetësuese të agjentit gjumësjellës dhe ishin më të çlodhur; ndërsa në netët pa marrë placebo, ata që përdornin dozat e vazhdueshme të gjumit, ndiheshin të dobët dhe kishin simptoma pagjumësie ditën tjetër.

Rezultatet treguan se është e nevojshmë të bëhen përpjekje më të zgjuara për të zbuluar trajtime kundër pagjumësisë duke njohur më mirë sjelljen njerëzore dhe psikologjinë e njeriut. ‘’Pagjumësia është komplekse dhe heterogjene dhe pacientë të ndryshëm  kanë reagime  të ndryshme ndaj interventeve të njëjtë.”- thotë Herring

Edhe pse po zbulohet klasa e re e medikamenteve lidhës të receptorëve të oreksinës përseri doktorët që punojnë me pacientët që kanë çrregullime me gjumin mendojnë se: ‘‘Asnjë nga ilacet e gjumit nuk është kurativ dhe terapia me hipnotikë konsiderohet si trajtim paliativ’’- thotë Perlis- Universiteti i Pensilvanisë. “Vetëm CBT-I jep rezultate që zgjasin muaj dhe vite pasi trajtimi është ndërprerë’’.

Exit mobile version