Site icon PORTALB

Arrestohet punëtori i Mossack Fonseca nga skandali i Panama Papers

Panama Papers

Një teknik kompjuteri në kompaninë Mossack Fonseca është arrestuar nën dyshimin e tërheqjes së të dhënave nga kjo kompani.

I punësuari është arrestuar në zyrat e kompanisë ligjore në Gjenevë, pasi kjo e fundit informoi prokurorinë.

Ai akuzohet nga kompania ligjore për vjedhje të të dhënave, qasje të paautorizuar dhe thyerje të besimit.

Mijëra dokumente të Mossack Fonseca ishin bërë publike në prill, duke zbuluar një shmangie sistematike të taksave.

Exit mobile version