Site icon PORTALB

Rama: Jo kompromis me të korruptuarit

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama hedh një tjetër hap drejt kompromisit me opozitën për miratimin e reformës në drejtësi. Ai propozoi mekanizmin zhbllokues, sipas të cilit Parlamenti të anashkalohet nga përzgjedhja e anëtarëve të institucioneve kryesore të drejtësisë.

Rama thekson se nuk toleron kurrsesi vetingun, duke thënë se pas vijës së kuqe qëndrojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Rama flet për shkundje nga themelet të sistemit të korruptuar të drejtësisë. Kryeministri kujtoi ato që ai i cilësoi bëmat e një sistemi drejtësie të kapur nga qeveria e PD. Por nuk u mjaftua me kaq. Shefi i ekzekutivit i kujtoi kundërshtarit politik se si i shpëtoi drejtësisë.

Kryeministri tha se koalicioni qeverisës për asnjë moment nuk ka pasur si qëllim kapjen e sistemit, pasi sipas tij, pa reformimin në themel të drejtësisë, Bashkimi Europian nuk do t’ia çel dyert e integrimit Shqipërisë.

Exit mobile version