Site icon PORTALB

Berisha: Rama po pengon reformën dhe integrimin

Sali Berisha

Sali Berisha

Ish – Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë të mos pengojë konsensusin për Reformën në Drejtësi dhe integrimin e vendit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se opozita është e gatshme të votojë një reformë që nuk garanton kapjen politike të drejtësisë, ndërsa tha se tentativat për të trafikuar vota nga opozita do të jenë goditje për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.

Berisha tha se Kryeministri Rama nuk kërkon të mbajë politiken larg institucioneve të vetingut, por t’i ketë ato nën kontrollin e një partie të vetme.

Kryeministrin Rama e akuzoi si urdhërueres të përgjimeve dhe e ftoi të mos përfshijë në atë që ai e cilësoi krim shtetëror edhe Italinë.

Alarmante e cilësoi situatën teksa iu referua rastit të gjyqtarit Aliaj, i cili pezulloi nga detyra ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon, në lidhje me pajisjen italiane të përgjimit.

Berisha foli për një situatë emergjente edhe përsa ai përket kultivimit të kanabisit.

Exit mobile version