Site icon PORTALB

Basha: Rama nuk do të ketë votën e opozitës për drejtësi të kapur. Reagon Rama

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të pranojë rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Sipas tij kryeministri nuk nuk heq dorë nga projekti i tij i kapjes politike.

“Kjo është qeveria më e inkriminuar. Rama nuk fle i qetë me drejtësi të pakapur. Zgjidhja vonon sepse Edi Rama nuk heq dorë nga projekti i tij i kapjes politike. Sot përsëri refuzoi t’i përgjigjej pyetjes time, pse refuzon pse nuk pranon rekomandimet e Venecias”- deklaroi Basha, transmeton TV Klan.

Gjithashtu Basha theksoi se PD është e gatshme që t’i japë qytetarëve një drejtësi të pakapur.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili i kundërpërgjigjet me një postim në Facebook, ku shkruan: “Lulëzim rrofsh për ftesën për reflektim e qetësi po bëja Shteteve te Bashkuara, Bashkimit Europian, jo mua. Dhe shume suksese Kombetares sot.

Exit mobile version