Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se konsumi i kafes nuk shkakton kancer, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin pranë OBSH-së njoftoi se ”nuk ka dëshmi të mjaftueshme” se kafja shkakton kancer.
Madje thuhet se pas mijëra punimeve kafja nuk mundet të klasifikohet në listën e produkteve që shkaktojnë kancer.
Por, në punimet e organizatës gjithashtu potencohet se konsumi i pijeve shumë të nxehta mund të shkaktojë kancer në fyt.