Site icon PORTALB

Në anën tjetër të vijës së kuqe të anshmërisë

[Recension: BE-ja dhe SHBA-të nisën ta rrëzojnë Vuçiqin]

Në punën e tyre gazetarët duhet të mbështeten në dy veprime që janë ndër më të rëndësishme – verifikimin e informatave, dhe balancimin, gjegjësisht të sigurohet tërësi e informatës nëse ajo përfshin më tepër palë të interesuara. Koncepti i objektivitetit në punën e gazetarisë nuk nënkupton se gazetarët janë të privuar nga paragjykimet. Mirëpo, objektiviteti dhe balancimi janë të domosdoshme si metodologji në praktikën e tyre të përditshme që të mos vihet në pikëpyetje saktësia e informatës për shkak të paragjykimeve kulturore dhe personale të gazetarëve.

Меtodologjia është objektive e jo gazetari.

Ky parim është theksuar në “Parimet e gazetarisë”, në “Doracakun për etikë në gazetari“.

Prandaj, ajo që do ta bënte më të balancuar, më tërësore dhe politikisht neutrale, përmbajtjen mediatike që e recensojmë, do të ishte në qoftë se ajo do të kishte edhe burime dhe analistë që do ta përfaqësonin palën e dytë të ngjarjeve në Serbi. Për shkak se askush nuk mund ta pranojë se ngjarjet e tilla, të ndërlikuara dhe të ndjeshme politike mund të interpretohen vetëm në mënyrë të njëanshme. Vetëm nga pozita e medieve proqeveritare dhe ekspertëve që i mbështesin ato.

Linku deri te artikulli origjinal: BE-ja dhe SHBA-të nisën ta rrëzojnë Vuçiqin

Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016, 14:23

Data e recensionit: 08.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

VETËM NJË KËND

Kur bëhet fjalë për burimet, rekomandimet janë të pakontestueshme. Ja një që na vjen nga “Doracaku për gazetarët“, si botim i përbashkët i “Civil”-it dhe Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë:

Gjatë zgjedhjes së burimit duhet pasur qëndrim kritik dhe duhet të verifikohet se a janë të sakta informatat e dorëzuara. Praktikë e mirë është që gjatë zgjedhjes së burimeve të insistohet që ato të jenë të llojllojshme dhe relevante.

Teksti që e kemi para nesh nuk ka as llojllojshmëri të burimeve dhe kjo e bën jorelevant për shkak se nuk është gjithëpërfshirës.

Mosbalancimi fillon që në mbititull ku thuhet:

Në Serbi vlon, mediet akuzojnë

Sikur bëhet fjalë për të gjitha mediet, e në fakt citohen vetëm dy medie proqeveritare.

Kjo e nxjerr në pah edhe dobësinë e radhës të këtij teksti, që është anshmëria politike. Në “Doracakun për etikë në gazetari”, në mesin е dhjetë parimeve të gazetarisë së mirë është edhe “Pavarësia nga ata për të cilët raportohet”. Parimi thotë:

Pavarësia është parakush qenësor i gazetarisë, bazë e besueshmërisë të gazetarisë. Pavarësia e frymës dhe mendimit, bashkë me pozicionin e gazetarisë për neutralitet, janë parime në fokus të gazetarisë.

Prandaj, kur i përfaqësojnë pavarësinë dhe neutralitetin, gazetarët sigurojnë metodologji që nuk do t’u lejojë ta kalojnë vijën e cila do t’i çojë në anshmëri.

Për fat të keq, në rastin e kësaj përmbajtjeje mediatike është bërë lëshim vetëm për shkak se nuk është përdorur kjo vegël shumë e dobishme.

Exit mobile version