Site icon PORTALB

Ja sa “peshon” pasuria e ish zv/kryeministrit Stavreski (DOKUMENT)

Ministri i financave, Zoran Stavrevski

Ministri i financave, Zoran Stavrevski

Banesë dhe shtëpi në Shkup, banesë në Ohër dhe në Uashington- SHBA. Me këtë pronë u tërhoq ish zv.kryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavrevski pas 10 viteve në këto dy funksione, transmeton Portalb.

Sipas vlerës së banesave dhe shtëpive, Stavreski së bashku me gruan “peshojnë” 233 mijë euro.

Në emër të tij, në emër të gruas dhe fëmijëve Stavrevski në bankë ka paraqitur se ka 5600 dollarë amerikan, 22.200 euro, 5.685.445 denarë (92.400 euro) dhe 4 dollarë australian.

Zoran Stavreski ka 52 vjet. Karrierën e ka nisur në Bankën Popullore më vitin 1993, nga 2001-2006 ka punuar në Bankën Botërore- ne disa pozicione, që më pas të “rehatohet” në qeverinë e Gruevskit, ku do të mbetet 10 vite. Në ndërkohë ka forcuar shoqërinë me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, të cilit do t’i bëhet pastaj edhe kumbarë në dasmën e dytë me gruan Borkica, shkruan portali NOVA.

Ai do të mbahet mend si ministër në kohën e të cilit shteti ka hyrë në borxh 2,5 miliard euro./Portalb

Exit mobile version