Site icon PORTALB

Greva dhe protesta në Lion të Francës

Greva dhe protesta në Lion të Francës (Foto arkiv)

Në qytetin Lion të Francës mbahet protestë kundër ligjit të ri të punës të qeverisë franceze, raporton Anadolu Agency (AA).

Afërsisht 5 mijë persona të mbledhur në sheshin Brotteaux të qytetit nën drejtimin e sindikatave të ndryshme, me pankarta në duar duke brohoritur me slogane kundër qeverisë marshuan në sheshin Jean Mace.

Në Lion i cili ndodhet mes qyteteve ku luhen edhe ndeshjet Kampioniatit Evropian të Futbollit (EURO 2016), për shkak të protestës u bllokua trafiku në rrugët ku kalonin marshuesit ndërsa policia ka marrë masa të gjera për të shmangur çdo incident.

Në protestën e cila herë-herë është mbështetur edhe nga tifozët e ardhur në vend për të njekur ndeshjet e EURO 2016, u shpërndanë broshura si dhe u kërkua tërheqja e ligjit të punës.

Gjithashtu është vërejtur se edhe disa emigrantë kanë dhënë mbështetje ndaj protestuesve të cilët herë-herë ndiznin pishtarët gjatë ecjes.

Sindikatat dhe organziatat e punonjësve kërkojnë nga qeveria të tërheqë ligjin, në të kundërtën nuk do të lëshojnë pe.

Exit mobile version