Site icon PORTALB

Arrestohet analisti i bankës, kërkoi ryshfet për kredi

Korrupsioni

Korrupsioni

Policia në Gjilan ka arrestuar një person pasi që dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

I arrestuari punonte analist në bankë dhe dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Policia njofton se i njejti kishte arritur që një klienti t’i sigurojë të marrë një kredi në shumë prej 3 mijë euro duke i marrë ryshfet një shumë prej 500 euro.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version