Site icon PORTALB

Erdogan i uron Putinit Ditën Kombëtare të Rusisë

Presidenti i Turqisë, Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me rastin e 12 qershorit, Ditës Kombëtare të Rusisë i ka dërguar një mesazh urimi presidentit rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale mësohet se Erdogan në mesazhin e tij të dërguar më 12 qershor 2016 duke iu drejtuar Putinit, e ka uruar që në procesin e ardhshëm marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë të arrijnë në nivelin që meritojnë.

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Federatës Ruse në emër të popullit tim shpreh urimet për Ju dhe gjithë popullin rus. Uroj që marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë për periudhën e ardhshme të rriten në nivelin që meritojnë”, shprehet Erdogan në urimin e tij.

Exit mobile version