Site icon PORTALB

Bie numri i migrantëve që kalojnë Detin Egje

Ilustrim

I afrohet fundi udhëtimit drejt shpresës të migrantëve që tentonin për të kaluar në ishujt grek për t’u vendosur në Evropë për një jetë më të mirë, raporton Anadolu Agency (AA)

Para marrëveshjes së riatdhesimit, në Detin Egje brenda ditës kapeshin 300 migrantë, kurse vetëm për 13 ditë të qershorit të vitit të kaluar u kapën 2.262 migrantë. Ndërkaq këtë vit në periudhën e njëjtë në Detin Egje janë kapur 255 migrantë.

Udhëtimi drejt shpresës i atyre që fillimisht u strehuan në Turqi e më pas me tentativat për të kaluar ilegalisht përmes Detit Egje dhe Detit Mesdhe shpresonin për një jetë më të mirë në Evropë si refugjatë, persona këta që braktisën vendet e tyre nga konfliktet e brendshme dhe pasiguria politike dhe ekonomike ka pësuar regres në shkallë të lartë.

Vala e cila përshpejtoi ritmin para Marrëveshjes së Riatdhesimit të nënshkruar mes Turqisë dhe BE-së më 18 mars në Bruksel kundër migrimit të jashtëligjshëm dhe trafikimit me migrantë, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes më 20 mars ka filluar të zvogëlohet, ndërkohë që kohëve të fundit ka ardhur drejt pikës së përfundimit.

– 90 përqind zvogëlim në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare gjatë 13 ditëve të qershorit të vitit të kaluar kishin kapur 2.262 migrantë, në periudhën e njëjtë të këtij ky numër ka rënë për 90 përqind, konkretisht janë kapur 255 persona.

Për më tepër, zvogëlimi i shifrave në Detin Egje, ku para marrëveshjes në ditë ndaloheshin afërsisht 300 migrantë, reflekton efektet e marrëveshjes. Ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare në muajin janar të vitit 2016 shpëtuan 5.506 migrantë, në shkurt 8.747 dhe në mars 8.530, kurse pas Marrëveshjes së Riatdhesimit, në muajin prill u kapën 1.717 migrantë, ndërsa në maj 1.109.

Ndërkaq, që nga fillimi i vitit e deri më tani janë shpëtuar 25 mijë e 864 migrantë në rrugët ilagale në Egje dhe Mesdhe, prej të cilëve 22 mijë 783 u përpoqën të kalojnë para Marrëveshjes së Riatdhesimit, ndërsa 3.081 prej tyre pas marrëveshjes.

Exit mobile version