Site icon PORTALB

Erdogan takon ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Genti Gazheli

Erdogan dhe Genti Gazheli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot takoi ambasadorrin e Shqipërisë në Ankara, Genti Gazheli, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin i zhvilluar në Kompleksin Presidencial , Ambasadorri Gazheli presidentit Erdoğan i ka paraqitur letrat kredenciale të tij.

Ambasadori Gazheli Presidentit Erdoğan në këtë takim i prezantoi disa anëtarë të ambasadës.

Genti Gazheli është emëruar në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, pas dekretit të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani, më 9 shkurt të këtij viti.

Exit mobile version