Site icon PORTALB

Francë, ekzekutohet sulmuesi i cili vrau policin dhe bashkëshorten e tij

Policia franceze

Policia franceze

Një polic francez dhe bashkëshortja e tij janë vrarë gjatë një sulmi që ka ndodhur mbrëmë vonë në Magnanville që është një paralagje e Parisit. Pas aksionit policor më vonë është vrarë edhe vet sulmuesi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi kishte therrur me thikë policin të veshur me rroba civile duke u kthyer nga detyra që më pastaj të futet në banesën e tij dhe të marrë peng bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Më vonë pjesëtarët e njësitit special “Raid“ rrethuan ndërtesën dhe nisën negociata me sulmuesin.

Negociatat nuk dhanë rezultatet e pritura për çka policia u fut në banesë dhe vrau sulmuesin i cili gjatë rrëmujës vrau gruan e marrë peng ndërkohë që fëmijët janë shpëtuar.

Identiteti i sulmuesit nuk është bërë i njohur mirëpo mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për një fqinj të policit të vrarë.

Mediat franceze transmetojnë lajmin e agjencisë Amaq, e njohur për afërsinë e saj me organizatën terroriste DAESH të ketë raportuar se “luftëtari i DAESH-it” në qytetin afër Les Mureaux në afërsi të Parisit me një armë të ftohtë ka vrarë zv /shefin e policisë dhe bashkëshorten e tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Pierre-Henri Brandet deklaroi se në vazhdim e sipër është një hetim i cili do të zbardhë motivet.

Exit mobile version