Studenti italian me shkop bejsbolli rreh shqiptarin

Një student italian është vënë në pranga, pasi ka tentuar të dhunojë me një shkop bejsbolli një shtetas shqiptar.

20-vjeçari italian u arrestua pasi policia dëgjoi të bërtitura në një stacion karburanti në Bolonja, sot rreth orës 01:40.

Studenti është kapur nga karabinierët duke goditur shqiptarin në sheshin “Verdi”. Por, ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shqiptarit.

Sherri mes tyre besohet se ka nisur për arsye banale, ndërsa policia e ka ende të paqartë se ku e gjeti shkopin e bejsbollit studenti. Si agresori edhe shqiptari janë nën hetim. Studenti italian akuzohet për sulm me mjete të forta. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button