Shpend Ahmeti zëvendëson flamurin e Kosovës me atë të Shqipërisë

Flamuri i Republikës së Kosovës është hequr nga zyra e kryetarit të Prishtinës.

Kreu i ri i kryeqytetit Shpend Ahmeti, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka mbetur besnik qëndrimit ekstrem të kësaj partie kundër simboleve shtetërore të Kosovës.

Në këtë mënyrë flamuri i shtetit edhe ashtu të brishtë ka përjetuar denigrim edhe institucional.

Në fotografinë e publikuar gjatë konferencës për media, ku Ahmeti ka prezantuar ekipin e tij qeverisës, shihet vetëm flamuri kombëtar dhe ai i Prishtinës, por jo edhe flamuri shtetëror i Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, flamuri shtetëror dhe stema duhet të jenë në çdo zyrë të institucioneve shtetërore, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button