Site icon PORTALB

Zbulohet një planet i ri në univers

Ilustrim

Astronautët kanë zbuluar një planet i cili i sillet dy diejve, rreth 3,700 vite-dritë larg nga Toka.

Edhe pse një planet i tillë, afër dy diejve, ishte parë vetëm në filmin ‘Star Wars’, këta planetë janë njohur se kanë ekzistuar që prej 2011.

Tani, në një sistem të largët diellor, është zbuluar planeti më i madh ndonjëherë që i sillet dy diejve, transmeton Gazeta Express.

Një grup i hulumtuesve nga Universiteti Shtetëror i San Diegos përdorën Teleskopin e Hapësirës Kepler për të identifikuar planetin e ri, i cili është emëruar Kepler-1647 b.
Exit mobile version