Site icon PORTALB

Vaji i kanabisit në barnatoret e Maqedonisë: Ja si duket, si përdoret dhe sa kushton (FOTO)

Vaji i kanabisit

Vaji i kanabisit

Nga dje nëpër të gjitha barnatoret e Maqedonisë mund të gjendet vaji prej kanabisit i cili jepet pa recetë të mjekut, dhe e cila përmban sasi të THC (ekstrakt nga kanabisi) më pakë se 0.2% me dy përqendrime të  CBD – prej 5%dhe 7%, njofton Portalb.

Vaji i kanabisit

Për çfarë mund të përdoret?

Mund të ketë efekte pozitive kundër gjendjeve të stresit, ankthit, nervozës, depresionit, mund të përdoret kundër përzierjes në bark dhe vjelljes, ndihmon në mbajtjen e balancit të florës së zorrëve dhe në përgjithësi mund të ndihmojë në sistemin imunitar të njeriut. Mu për këtë, ky vaj ndodhet në shitje të lirë dhe mund ta blejë çdo njeri pa recetë të mjekut – këto janë vetëm një pjesë e rasteve për të cilat mund të përdoret vaji i kanabisit.

Si të përdoret?

Dy herë në ditë nga 5 pika, të cilat vendosen nën gjuhë dhe mbahen rreth 60 sekonda përpara se të gëlltiten, transmeton Portalb.

Mund ta përdorin edhe të rriturit, por edhe fëmijët.

Sa është çmimi?

Ende nuk është caktuar çmim zyrtar për vajin e kanabisit, megjithatë pritet që të jetë minimum 2.400 denarë për vajin me 5% CBD dhe rreth 3.000 denarë me 7% CBD.

A mund të keqpërdoret?

Për shkak të përqendrimit të ulët të THC, që në fillim përjashtohet mundësia për keqpërdorim të vajit, në raste kur dikush do të merr më shumë se sa sasia e lejuar ditore, përcjellë Portalb.

Pritet të hyjë në treg edhe vaji i kanabisit me përqendrim më të lartë të THC, dhe krejt tjetër efekt do të ketë ai vaj i cili pritet që së shpejti të gjendet nëpër barnatore, i cili do të jepet me recetë nga mjeku.

Vaji prej kanabisit, për të cilin personat kanë nevojë, e blejnë në tregun e zi me përqendrim prej 10 deri më 17 % të THC. /Portalb

Exit mobile version