Site icon PORTALB

Sot është dita botërore e dhurimit të gjakut

Nën moton “Gjaku na bashkon të gjithë ne – Ndaj jetë, dhuro gjak!”, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit  me shumë aktivitete sot do ta shënojë 14 Qershorin – Ditën botërore të dhurimit të gjakut.

Në rrugën “Maqedonia” do të vendoset ekspozitë e poster zgjidhjeve të dalura nga konkursi i shpallur në bashkëpunim me shoqatën e disenjerëve grafik “Plakart”, për përpunimin e zgjidhjeve ideore  me temën “Dhurimi i gjakut, rini, humanitet”, qëllimi i së cilës është promovimi i dhurimit të gjakut, motivimi dhe nxitja e të rinjve. Aktiviteti është pjesë e projektit “Klube shkollore për edukim dhe parandalim”, i përkrahur nga Transmet – Shkup.

Të ekspozuar do të jenë 30 zgjidhje ideore, të arritura nga Maqedonia, India, Kina, Irani, Ekuadori, Polonia…Në ngjarje  do të marrin  pjesë të rinjtë nga Klubi 25 dhe anëtarët e Klubit të dhuruesve të gjakut të Kryqit të Kuq nga qyteti i Shkupit.

Kalimtarëve do t’u ndahen materiale informative dhe edukative, ndërsa në ngjarje do të jetë i pranishëm edhe ekipi i Institutit për mjekësi transfuziologjike e cila do t’ua tregojë grupin e gjakut qytetarëve të interesuar.

Do të organizohet edhe kuiz me shpërblime si motivim për ato të cilët dijnë më së shumti për dhurimin e gjakut.

Exit mobile version