216 aksidente rrugore e kanë bërë Kërçovën varrin më të madh në nivel kombëtar, për vitin që po lëmë pas.
Nga këto aksidente, numri i viktimave raportohet 8, të moshave të ndryshme, ndërsa 92 të tjerë kanë pësuar lëndime.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit theksojnë se më së shumti, aksidentet ndodhin gjatë kohës kur Kërçova mbushet me mërgimtarë, transmeton Alsat-M.
“Aksidentet rrugore më shpesh ndodhin gjatë verës, kur në qytet dhe rrethina, vijnë mërgimtarët. Arsyet më të shpeshta të aksidenteve rrugore janë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, mos respektimi sinjalizimit vertikal dhe horizontal rrugor, drejtim automjeti nën ndikim të alkoolit si dhe tejkalim të shpejtësisë së lejuar”, tha Stefan Dimovski, Zëdhënës i SPB-së, Ohër.
Autoritetet policore rajonale bëjnë thirrje për ndërgjegje më të lartë qytetare, e sidomos tani, në prag të sezonit të festave të fundvitit.
Apeli kryesor është ai i kujdesit ndaj pijeve alkoolike.