Site icon PORTALB

Kapen dy bullgarë që transportonin migrantë në Maqedoni

Ilustrim

Dje rreth orës 09.00 pas një lajmërimi për trafikim të migrantëve tek fshati Ribarci, komuna e Novacit, policia ndaloi një automjet të llojit “BMW” me targa greke i drejtuar nga J.M. (31) ku bashkëshofer ka qenë I.N. (33) që të dy nga Bullgaria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në makinë janë gjetur katër çanta udhëtimi për të cilat personat pranuan se janë të migrantëve ilegalë të cilët i kanë transportuar, ndërsa kur kanë vërejtur se po ndiqen nga policia, i kanë lënë tek ura e lumit në fshatin Brod.

Personat në ora 11.00 janë privuar nga liria në stacionin e policisë në vendkalimin kufitar Mexhitlia. Në rajonin e fshatit Brod të Manastirit, dy ekipi patrullimi zhvillojnë kërkime në terren për gjetjen e migrantëve ilegalë.

Exit mobile version