Site icon PORTALB

Shkodran Mustafi: Goli i parë dhe shumë i rëndësishëm

Shkodran Mustafi

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Shkodran Mustafi është shprehur i lumtur që shënoi golin e parë për Gjermaninë në një ndeshje shumë të rëndësishme.

“Goli im i parë për Gjermaninë dhe kaq i rëndësishëm. Tri pikë që në fillim”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Mbrojtësi shqiptar realizoi golin e parë për Die Mannschaft në ‘Euro 2016’, përderisa kjo përfaqësuese fitoi me rezultat prej 2-0 kundër Ukrainës.

Exit mobile version