Policia në Orlando të Floridas deklaroi se në shkëmbimin e zjarrit në Pulse Club janë vrarë të paktën 50 perosna, në mesin e të cilëve edhe sulmuesi, i identifikuar si shtetas amerikan Omar Mateen (29), raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet në Orlando thonë se aktin janë duke hetur si “akt terrorist” dhe se numri i të plagosurve po rritet.
Sulmuesi i cili gjuajti në klub, dhe pastaj mori pengje, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.
Tek ai ishin gjetur një pushkë, një pistoletë dhe “pajisje të dyshimta” për të cilat dëshmitarët okularë pohojnë se ishte bombë.
Shefi i policisë në Orlando John Mina tha se në klub kishte rreth 300 persona.
Ai në një konferencë për media shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytet dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që ishin në klub të shtunën në mbrëmje të lajmërohen dhe të japin deklaratat e tyre në polici.