Doganat Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim tregtar
Bizneset shqiptare dhe ato të Kosovës do të jenë përfituese të marrëveshjes së nënshkruar nga drejtoritë e doganave të dy vendeve respektive.
Duke e vlerësuar si të dëmshëm për ekonominë e dy shteteve ,palët kanë rënë dakord të parandalojnë shkeljet e legjislacionit doganor. Një pikë tjetër e rëndësishme e marrëveshjes është edhe gjetja e rrugëve për eleminimin e barrierva jotarifore mes Kosovës dhe Shqipërisë, një kërkesë kjo që është adresuar disa herë nga bizneset.
Kjo marrëveshje pritet të lehtësojë tregtinë e lirë të mallrave mes dy vendeve, ku janë vënë re jo pak incidente. Rasti më i fundit ishte bllokimi i disa sasish qumështi të dyshuar me përmbajtje aflatoksine pak më muaj më parë, por që në fund u vlerësua si konkurrencë e pandershme.





