Në një shtëpi në fshatin Stajkovcë është kryer vjedhje me ç’rast janë vjedhur 31.800 euro dhe është shkaktuar dëm material rreth 2.000 denarë.
MPB informoi se pronari i shtëpisë, 50-vjeçari A.F. e ka denoncuar vjedhjen dje në stacionin policor në Gazi Babë, duke theksuar se ajo ka ndodhur në periudhën nga 29 maji deri më 2 qershor.
Vjedhja është kryer në atë mënyrë që kryerësi me shkallë të cilët i ka vendosur në mur ka hyrë përmes dritares nga kati i epërm i shtëpisë dhe pas kërkimit ka gjetur dhe i ka marrë të hollat. Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit.