Site icon PORTALB

Obama merr pjesë në diplomimin e vajzës së vet, Malia

Malia dhe Obama

Presidenti amerikan Barack Obama ka qënë gjithë të premten, vetëm baba, pasi ka fshirë axhendën e tij për të ndjekur diplomimin në shkollën e mesme të vajzës së tij të madhe, Malia, njofton CNN, transmeton Syri.net.

Malia ishte vetëm 10 vjeçe kur ai u bë President dhe diplomimi i saj nga shkolla private “Sidwell Friends” në Uashington shënon një moment historik për këtë familje që kërkonte të mbante ndjenjën e normalitetit për dy vajzat e tyre.

Obama nuk pranoi kërkesën për të folur në këtë ceremoni, duke këmbëngulur se ai do të prekej shumë nga emocionet.

Por ai ishte mysafiri me statusin më të lartë në ceremoni atë paradite, mbajtur në kampusin e shkollës. Zonja e parë dhe motra e Malia-s, Sasha, që mbushi 15 vjeçe të premten, priteshin që ta ndiqnin. Për të ruajtur privatësinë e familjes, Shtëpia e Bardhë nuk lejoi të publikohej asnjë foto e shefit të saj të përlotur që përjetoi gëzimet e ëmbla dhe pak të ëmbla të të qënit prind.

Exit mobile version