Site icon PORTALB

Rama u ndalon ministrave të ndjekin ndeshjet e Kampionatit Evropian

Edi Rama

Kryeministria në një reagim për mediat ka bërë të ditur se ministrat nuk do të lejohen të ndjekin më shumë se një ndeshje të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

“Çdo ministri i është dhënë e drejta për të marrë leje për të ndjekur një ndeshje dhe në rast se ata vendosin të ndjekin një ndeshje, sigurisht shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe çdo shpenzim tjetër përballohet privatisht nga ministri”, thuhet në deklaratë, transmeton TCH.

Në ketë moment janë vetëm dy ministra që janë larguar me leje për të ndjekur një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë, njofton Kryeministria.

Kjo deklaratë erdhi pas akuzave të Partisë Demokratike që në fakt i kërkonin llogari Kryeministrit, Edi Rama se pse televizioni publik nuk transmeton ndeshjen e Euro 2016.

Exit mobile version