Pasi që tërësisht e ngjyrosën rrugën para Kuvendit, protestuesit e “Revolucionit Laraman” e ngjyrosën edhe Kuvendin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tetë ditë, edhe aq mbeten deri në datën të cilën ata e kanë vendosur si afat përfundimtar për plotësimin e kërkesave të mbetura.
Në protestën e sotme para Kuvendit, demonstruesit hodhën bojëra përgjatë tërë rrugës dhe në mes e shënuan numrin tetë, si përkujtues për ditët që mbeten deri në afatin e plotësimit të kërkesave të tyre.Për nesër nga “Protestoj” nuk kanë paralajmëruar protesta por protestuesit thonë se kjo nuk donë të thotë se nuk do të ketë edhe aksione guerile.
Sonte u protestua edhe në Veles, ku protestuan qindra demonstrues, ndërsa protesta përfundoi qetë dhe pa incidente.