Site icon PORTALB

Turqi, sot nisin provat e trenit me shpejtësi të lartë Ankara-Stamboll!

Erdogan do të ulet sot në vendin e makinistit

Erdogan do të ulet sot në vendin e makinistit

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan do të ulet sot në vendin e makinistit për të drejtuar për herë parë provat e trenit me shpejtësi të lartë që do të lidhë kryeqytetin turk, Ankara me qytetin e Stambollit.

Ish/Ministri turk I Transportit, Detarisë dhe Telekomunikacionit, Binali Jëlldërëm në transferimin e postit për ministrin e ri, Lytfi Elvan prononcohet në lidhje me zhvillimet e mëdha që janë bërë në sektorin e transportit hekurudhor.

Duke thekuar se gjatë periudhës së qëndrimit të tij në detyrë ata bënë të mundur lidhjen e shumë qyteteve të Turqisë me linjën hekurudhore të trenave me shpejtësi të lartë, Jëlldërëm tha që, sot me prezencën e kryeministrit Erdogan do të fillojnë provat e para për linjën hekurudhore të trenave me shpejtësi të lartë, Ankara-Stamboll, transmeton 77news.

Jëlldërëm shtoi gjithashtu se kjo linjë do të fillojë shërbimin brenda 2-3 muajve të parë të vitit 2014. Projekti i linjës hekurudhore për trena me shpejtësi të lartë Ankara-Stamboll është 523 kilometra i gjatë. Ky rrejt do të shkurtojë udhëtimin midis dy qyteteve nga 7 orë që arrinte me linjën e vjetër hekurudhore në 3 orë. Treni do të ketë një shpejtësi prej 250 km/orë.

Exit mobile version