Site icon PORTALB

Mustafa: Vuçiq nuk vendos rreth formimit të ushtrisë së Kosovës

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri serb Aleksandër Vuçiq nuk mund të vendosë rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, por transformimi nga FSK në Forca të Armatosura të Kosovës do të bëhet së bashku me miqtë ndërkombëtarë.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se kjo çështje nuk ka përfunduar deri më tash për shkak të qëndrimit të deputetëve serbë.

Ai ka thënë se ministri Nenad Rashiq po e tepron me vlerësime të veta, derisa kryeministri serb Aleksandër Vuçiq nuk do të vendosë për forca të armatosura, por transformimi do të bëhet së në dakordancë me miqtë ndërkombëtarë.

“FSK i ngjan ushtrive të më mira të Ballkanit dhe të Evropës”, ka thënë ai në emisionin Debat të RTK-së.

Exit mobile version