Site icon PORTALB

Durrës, zjarri djeg banesat e vjetra

Zjarr në Durrës

Një zjarr i fuqishëm përfshiu disa banesa të vjetra në Durrës, duke i shkrumbuar totalisht. Bëhet fjalë për disa banesa të pabanuara në zonën e Spitallës e njohur ndryshe si ish-zdrukthtaria.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. Si pasojë e flakeve të favorizuara edhe nga era u rrezikuan disa shtëpi të banuara qe ndodheshin pranë si edhe një rrobaqepësi, transmeton Ora News.

Në vendngjarje mbërritën punonjësit e repartit zjarrfikës, që pas nje ore lufte me flaket mundësuan lokalizimin e tyre. Nga hetimet paraprake ekspertët deklarojnë se ngjarje është aksidentale pasi vendi është shpesh strehë për persona të droguar.

Exit mobile version