Site icon PORTALB

Grekët tërbohen me sallën e hartave në Kryeministri: Rama provokoi me territoret tona!

Nikos Kotzias dhe Edi Rama

Mediat greke kanë reaguar pas fotos të publikuar nga kryeministri shqiptar, ku shfaqet Edi Rama me ministrin grek Kotzias dhe pas tyre është harta e vjetër e trojeve shqiptare.

Këtu i referohemi takimit të mbajtur dy ditë më parë, ku kryeministri Rama priti në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias.

Takimi në fjalë mes Ramës dhe Kotzias u zhvillua në sallën e hartave në Kryeministri. Kaq ka mjaftuar që ky veprim të merrej si provokim nga fqinjët tanë, të cilët shkruajnë se kufiri tek hartat e vjetra në Kryeministri, përfshin edhe territore greke.

“Cili ishte reagimi i ministrit grek? Absolutisht asgjë! E dinte që do të fotografohej? Sigurisht që po!”, shkruan ndër të tjera portali grek “Epirus Post”.

Sakaq portali tjetër grek “Newsbomb.gr” shkruan: “Nuk e dinte z.Kotzias se çfarë harte ishte ajo? Nuk u befasua që rajonet greke janë përfshirë në hartë? Pse nuk reagoi? Përse nuk e pyeti kryeministrin shqiptar për hartën, në vend që të buzëqeshte për fotografinë? Së fundi, a ka politikë të jashtme në këtë vend? A ka diplomaci greke? Populli grek kërkon shpjegime”, transmeton Albeu.com

Exit mobile version