Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë më të pazakonshmet në histori. Për herë të parë do të ketë një kandidate femër dhe ajo është ish-sekretarja e Shtetit dhe kandidatja e Partisë Demokratike për këto zgjedhje, Hillary Clinton. Ndërsa kandidati tjetër është Donald Trump, një person pa karrierë politike, ndërkohë që një përballje e tillë ndodh për herë të parë në historinë e SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Për zgjedhjet e 58-ta të SHBA-së të cilat do të mbahen më 8 nëntor, janë mbajtur zgjedhjet paraprake të kandidatëve në radhët e dy partive që filluan më 1 shkurt dhe mbarojnë më 14 qershor.
Ndërkohë që tek demokratët të drejtën për të kandiduar e fitoi Clinton, ndërsa në radhët e republikanëve Trump, pasi të dy arritën të marrin numrin e mjaftueshëm të delegatëve, veçoritë e kandidatëve tregojnë që këto zgjedhje janë historike.
Clinton pritet të bëjë histori pasi në historinë politike 240 vjeçare të SHBA-së ajo do të njihet si “kandidatja e parë femër”, ndërsa nëse fiton zgjedhjet ajo do të jetë gruaja e parë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa Trump do të jetë kandidati i parë pas 60 vjetësh që bëhet pjesë e garës elektorale për president që nuk ka një karrierë politike. Nëse Trump zgjidhet president ai do të jetë presidenti i parë pas 60 vitesh që nuk ka një karrierë politike.
Zgjedhjet për Presidentin e 45-të të SHBA-së tani kanë hyrë në historinë politike të vendit, duke llogaritur veçoritë dhe karakteristikat e kandidatëve Clinton dhe Trump.