Përveç aksionit në kafiterinë “Izlet” në Shkup, në të cilën qytetarët mblodhën 15.528 euro për mbështetjen e protestuesve të “Revolcuionit Laraman” të cilët po përballen me peadi penale, shoqëria civile që po proteston nëpër rrugët e qytetit paralajmëron edhe tjera aksione për mbledhjen e mjeteve financiare, njofton Portalb.
Kështu që, njëra nga aksionet e tjera do të jetë edhe nxjerrja në ankand e posterëve me fotografitë e politikanëve të cilët janë ngjyrosur nga protestuesit gjatë protestave, apo gjegjëissht fotografitë e presidentit, Gjorge Ivanov, ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Nga “Revolucioni Laraman”, thonë se disponojmë me katër nga 6 fotografitë apo posterët e ngjyrosur, të cilët do të shiten dhe mjetet do të ndahen për t’u ndihmuar protestuesve të dënuar.
Nga kjo iniciativë qytetare paralajmërojnë se është në procedurë edhe hapja e llogarisë bankare, në të cilën qytetarët do të mund të donojnë para. /Portalb