Mashtrimet në sondazhet politike

Çdo hulumtim i mendimit publik, posaçërisht i realizuar në një atmosferë frike dhe mosbesimi të përgjithshëm, që tashmë me vite mbizotëron në shoqëri post – totalitare siç është, për shembull në Maqedoni ose Rusi, duhet të pranohet me rezervë

Shkruan: Boris Kamçev  nga S. Petersburg

Në një bisedë të emituar me 21.05.2016 në emisionin 360 shkallë në televizionin “Alsat-M”, drejtori ekzekutiv i MCMS-së, Aleksandar Krzhaloski, deklaroi që shumë anketa të realizuara kohëve të fundit tregojnë që rejtingu i VMRO-DMNE-së është ende i lartë dhe në marrëdhënie me LSDM-në opozitare është 2:1. Ai e përmendi edhe anketën e shumë përfolur të IRI-t të nëntorit e cila nxjerr konkluzione të paqarta për popullaritetin e Qeverisë dhe atë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Rejtingjet politike mund shumë lehtë ta mashtrojnë opinionin dhe çdo pushtet ose opozitë i shfrytëzon që të dërgoj ujin në mullirin e tij. Çka, në thelb, paraqet rejting politik dhe partiak? Termini “rejting politik” është nocion abstrakt dhe që të perceptohet thjesht, shprehet nëpërmjet rezultateve të marra nga hulumtimet sociologjike të realizuara me anketa, matematikë dhe statistikë.

Shembulli më i njohur për formën abstrakte të rejtingut politik është bindja e shumë hulumtuesve, analistëve dhe diplomatëve që Bashkimi Sovjetik do ta mbijetoj shekullin e 20. Askush nuk arriti të parashikoj që perandoria komuniste do të shkatërrohej aq shpejt, në vitin 1990. Dështimi i CIA-s në këtë parashikim është i mirë dokumentuar, ndërsa ato që parashikuan rënie të shpejtë të perandorisë komuniste i vlerësonin si të çmendur.

Çdo hulumtim i mendimit publik posaçërisht ato të realizuar në një atmosferë frike dhe mosbesimi të përgjithshëm, që tashmë me vite dhe dekada mbizotëron në shoqëri post – totalitare siç është Maqedonia ose Rusia, për shembull, duhet të pranohet me rezerva.

KULTURA E “DËNIMIT”, GJEGJËSISHT AKUZIMI

Gjatë 1930-tave dhe terrorit të kuqërremtë, në kodin gjenetik të Rusëve u instalua kultura e dënimit, gjegjësisht akuzës. Kjo kulturë vazhdon në masë më të vogël, më së shumti e orientuar kah artisët dhe shkrimtarët edhe pas vdekjes së Stalinit. Shteti totalitar në thelb inkurajon  spiun dhe kodosh te shërbimi i fshehtë të lidhur me dyshime, po madje edhe shembullin më banal, që më i afërti, fqinj ose shoku janë tradhtarë të revolucionit. Historiani Orlando Figs e përshkruan në mënyrë brilante këtë fenomen në veprën e tij The Whisperers. Në shoqërinë ruse lirshëm qarkullonin ndjenjat e paranojës, tjetërsimit dhe mosbesimit. Gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik njerëzit nuk ju kanë besuar as më të afërmve të tyre, të mos flasin, për dikë që paraqitet në telefon të pyes “cila është përkrahja juaj për presidentin e shtetit”. Nga ku do të sigurohet i pyeturi se personi nga linja tjetër nuk është agjent i fshehtë që lirshëm dhe pa paragjykim të shpreh mendimin e tij? Gjatë pastrimeve në kohën e Stalinit edhe muret kishin veshë.

Në anën tjetër, kur flasim për rejtingje zyrtare, për shembull të pyesim popullin në Korenë e Veriut, sa njerëz e përkrahin trashëgimtarin Kim Xhong Un. Kjo do të ishte një numër prej afërsisht 99 përqindësh. Por, nëse pyesim popullin e stërmunduar a do të dëshironte që në një mëngjes të mrekullueshëm të zgjohej në Koren Jugore unë mendoj se këtë do ta pranonin 99 përqind, edhe pse, të njëjtët do të zgjohen në realitetin e brishtë dhe nëse pyeten, të gjithë një zëri do të përkrahin edhe një Kim.

Për fat të keq, situata të ngjashme mbizotërojnë edhe në Maqedoni, posaçërisht në atmosferë grindje dhe mosbesimi të cilën e krijoi regjimi i VMRO – DPMNE-së. Një pjesë e madhe e radikalëve të rinj të Vmro-së e përkrahin antikitetin e shefit të tyre. Për shembull, nëse në vend të Sveta Gorës, Vladimir Putin do të vinte në Ohër dhe do të premtonte 3 miliard euro ndihmë të pakthyeshme për Maqedoninë, ndërsa ne do të duhej ti rrëzojmë fasadat dhe të deklarojmë që me prejardhje jemi Slloven, pjesëtarët e Vmro-së së tanishme me gjithë zemër do ta pranonin këtë ndihmë nga vëllezërit e tyre rus dhe do të fillonin të ndërtojnë përmendore të vëllezërve Kirili dhe Metodij në vend të Acos dhe Filipit me gjithë falangën e tyre.

TENTIMI PËR DEMORALIZIMIN E PJESËMARRËSVE NË PROTESTA

Në kushte të një regjimi autoritar të vendosur nga VMRO – DMNE dhjetë vitet që lam pas, kultivojmë iluzione që makineria e regjimit thjesht do të ndaloj pas 17 maj 2015 dhe marrëveshjes së Përzhinos. Ilustrimet e Ukrainës për lartësimin e klikës, tëzbuluar nga Nova Tv, e tregojnë qasjen për kontroll totale, kodoshllëk, dhe poltronizëm nën të cilin ndodhet një pjesë e përkrahësve të regjimit. Frika e instaluar, nervozizmi (nga mundësia për të humbur vendin e punës gjë me të cilën partia bleu me qindra mira njerëz), mos dallueshmëria dhe apatia, do të shpërthejnë si flluska sapuni me ndryshimin e parë të kursit, me lëvizjen e parë më serioze për ndryshim, siç u instalua me Revolucionin e Larmë. Vetëm duhet të durohet deri në fund.

Kur jemi te revolucionet, kam një shembull shumë me vlerë nga Rusia ku në afat prej një viti një lëvizje e ngjashme e këtillë me entuziazëm të madh si Revolucioni i Larmë u shua me efikasitet nga regjimi.

Bëhet fjalë për protestat kundër qeveritare të vitit 2011 dhe 2012. Sipas analistit Denis Volkov, në vigjile të zgjedhjeve parlamentare të falsifikuara në nëntor të vitit 2011, shumë vëzhgues të zgjedhjeve kanë qenë të pakënaqur nga anketat shtetërore parazgjedhore, rezultatet e të cilave në nivel nacional kanë dalluar nga rezultatet deri te të cilat të njëjtit vëzhgues kanë ardhur nëpërmjet hulumtimeve personale sociologjike.

Krijuesit e mendimit publik (të cilët në Rusi janë kryesisht nën ndikimin e Kremlinit dhe të përkrahur nga propaganda e pushtetit), në të vërtetë, janë munduar që ti demoralizojnë qytetarët e orientuar për të protestuar me rezultatet e tilla, mendon Volkov. Edhe kur lëvizja protestuese më vonë, morri fuqi dhe bashkoi qytetarët të cilët deri atëherë nuk do të dilnin në mitingje të përbashkëta, megjithatë regjimi gjeti mënyrën për çarje mes aktivistëve të opozitës dhe anëtarëve të publikut të gjerë të cilët e simpatizonin opozitën, por deri diku pajtoheshin me status kuo-në. Në muajt në vijim pas protestave masovike në dhjetor të vitit 2011, në vend që të shndërrohen në bazë për protesta afatgjate, ato ngelën vëzhgues pasiv. Ndërsa pas protestave të dhunshme në maj të vitit 2012, disponimet për ndryshime te opinioni i përgjithshëm deri në fund të vitit u shua.

Volkov thekson se të gjithë ato që duan ndryshime duhet të apelojnë vazhdimisht deri te opinioni i përgjithshëm dhe deri te masat më të gjëra popullore që mos të ngelen në margjinat e jetës politike.

Materiali është i marrë nga “Vërtetëmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button