Site icon PORTALB

Tetovë, Komuna do të shpenzojë 11 mijë euro për muzikë, fishekzjarre të Vitit të Ri

Tetovë, grupe muzikore, fishekzjarr dhe pako për fëmijë, një kosto prej 11 mijë euro për Vitin e Ri

Tetovë, grupe muzikore, fishekzjarr dhe pako për fëmijë, një kosto prej 11 mijë euro për Vitin e Ri

Edhe përkundër uljes së pagave dhe mungesës së mjeteve, Komuna e Tetovës do ta shënojë Vitin e ri me një manifestim solemn. Në propozim programin e shënimit të festave të Vitit të Ri janë parashikuar mjete në vlerë prej 676.500 denarë.

Por nuk dihet se sa mjete janë shpenzuar për zbukurimin e qytetit të Tetovës.

Në sheshin e Tetovës, me 31 dhjetor është parashikuar të arrijë Babagjyshi i Vitit të Ri, thuhet në propozim programin për shënimin e festave të fund vitit.

Babagjyshi fëmijëve do tu shpërndajë pako me dhurata. Planifikohet të bëhet furnizim i përgjithshëm i 600 pakove me dhurata për fëmijë.

Mjetet të nevojshme thuhet në propozim programin e vitit të ri janë 153.750 denarë, për 600 pakot dhuratë, që po ta shndërrosh në euro i bie një pako të kushtojë 4.2 euro.

Të njëjtën ditë në kohëzgjatje  nga ora 20 deri  pas mesnate do të ketë koncert, skenë me dimensione 8×6, dhe prapavijë dinamike. Do të marrin pjesë:

High Control
XXL band
Artan Bakija dhe orkestri
Machiato Band

Sipas programit, është planifikuar edhe fishekzjarr i madh. Gjithësejtë mjete të nevojshme për realizimin e këtij aktiviteti janë paraparë 676.500 denarë apo 11 mijë euro.

Në anën tjetër qeveria e Maqedonisë, në seancën e fundit ka rekomanduar që me para të buxhetit shtetëror apo qoftë edhe mjetet komunale të mos organizohen solemnitete me rastin e festave të fund vitit. /Portalb

Exit mobile version