Site icon PORTALB

Mustafa konfirmon se do të vazhdojë mandati i EULEX’it në Kosovë (Video)

Isa Mustafa

Mandati i Misionit të EULEX’it në Kosovë do të vazhdojë. Kështu ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se kjo është kërkesë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu ai ka thënë se ende ka lëndë të pa përfunduara nga EULEX.

Sipas tij, është në interes të Kosovës që kompetencat e këtij misioni të kalojnë te vendorët, për çka edhe po diskutohet, megjithatë EULEX do të vazhdojë mandatin edhe për një kohë, transmeton GazetaExpress.


Mustafa per EULEX by GazetaExpress

Exit mobile version