Site icon PORTALB

Dusseldorf: Zjarr i madh në kampin e refugjatëve

Dusseldorf: Zjarr i madh në kampin e refugjatëve

Një kamp refugjatësh në qytetin gjerman të Dusseldorfit e ka kapluar një zjarr i madh, siç është raportuar në media të Gjermanisë.

Të gjithë refugjatët janë larguar pas shpërthimit të zjarrit, ndërsa re të zeza tymi e kanë mbuluar qytetin e Dussledorfit, transmeton Klan Kosova.

70 zjarrfikës janë në vend të ngjarjes për ta menaxhuar zjarrin, ndërsa banorëve që jetojnë në këtë zonë u është kërkuar të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura për mbrojtje kundër tymit të rëndë.

Exit mobile version