Site icon PORTALB

Qeveria që do ta nxjerrë Maqedoninë nga kriza duhet të ketë këto karakteristika

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë

Qeveri ekspertësh apo qeveri me përfshirjen e të gjithë partive mbetet dilema, pas dështimit të Qeverisë që doli nga dialogu i Marrëveshjes së Përzhinos. Njohësit e çështjeve politike ne deklaratat e tyre për Portalb.mk sygjerojnë qeveri me intelektualë të pavarur, të cilët nuk do të binin pre e kapriçove të liderëve partiak.

Ata nuk e përjashtojnë mundësinë edhe për qeveri gjithëpërfshirëse. Me rëndësi, sipas tyre, është konsolidimi i institucioneve dhe forcimi i Prokurorisë Speciale Publike.

“Një mundësi për qeveri të suksesshme mund të jetë një Qeveri e cila do të ishte përbërë nga intelektualë, njerëz që nuk janë “lojtarë” të partive politike, të cilëve kryetari i partisë do t’u urdhëronte se si të veprojnë. Këtu mund të përfshihen, profesorë universitarë, ekspertë, gazetarë, … Mundësi tjetër është qeveri nga përfaqësues të partive politike, kjo sipas mendimit tim është më reale, por jo edhe më funksionale, sepse do të ketë tentime për frenime- sikur që ndodhi me Marrëveshjen e Përzhinos”, tha për Portalb profesori universitar Nano Ruzhin.

Ky është opsioni që më së paku na konvenon, shton më tutje profesori, por mund të ndodh me kusht që të ketë ndonjë person me autoritet që do të ketë të drejtën e vetos-s, për të ndikuar në proces.

Ruzhin kujton se që të ketë suksese çfarëdo modaliteti i Qeverisë, duhen institucione funksionale.

“Pushteti nuk është vetëm ekzekutiv, ai është edhe legjislativ dhe gjyqësorë. Sidomos, është me rëndësi gjyqësori. Dhe, gjithçka shkon më lehtë nëse Prokuroria Speciale fiton legjitimitet më të madh”, përfundoi ai.

Sipas analistit Ismet Ramadani, në këto rrethana kur u pa se vendimi i faktorit ndërkombëtarë është vendimtar. Kështu që ai kërkon të kthehet funksionimi i Marrëveshjes së Përzhinos.

“Qeveria e cila duhet t’i përgatit zgjedhjet do të duhet të jetë qeveri ekspertësh, me përkrahje të parlamentit. Por, në qoftë se ka vullnet të mirë për zgjedhje fer dhe kredibile- pa vërejtje nga opozita, atëherë me siguri se edhe caktimi i ndonjë datë në fund të tetorit apo fillim të nëntorit do të ishte datë e cila definitivisht do të jetë përfundimtare dhe kjo do të jetë një mundësi që Maqedonia të merr rrugë të mbarë drejt zgjidhjes së krizës edhe pse ka edhe shumë punë që të konsolidohen institucionet, si dhe klima politike në Maqedoni”, theksoi për Portalb Ramadani.

Në Maqedoni është për vizitë i dërguari special i Gjermanisë, Johanes Hajndëll. Ai kishte dhe do të ketë takime me liderët e katër partive, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos me qëllim të negocimit për rifillimin e bisedimeve mes partive, në të cilën nuk përjashtohet mundësia e diskutimit për një qeveri të re e cila do t’i organizojë zgjedhjet në vend.

Në praktikë ekzistojnë disa modele të qeverive të cilat kanë menaxhuar me krizat, por ende nuk është e ditur se për çfarë modeli është duke u biseduar apo do të bisedohet në Maqedoni, transmeton Portalb.

Në praktikë disa nga modelet e qeverive kalimtare mund të jenë:

Exit mobile version