Site icon PORTALB

Maqedoni, për këto formate të qeverisë mund të diskutojnë partitë politike

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp sot tha se duhet të formohet qeveri e cila do t’i krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të jenë fer, kredibile dhe demokratike, shkruan Portalb.

Përderisa LSDM-ja, kërkon që të plotësohen kushtet për të dalë në zgjedhje, VMRO – DPMNE-ja pohon se kushtet janë të krijuara dhe se opozita po frikohet të del në zgjedhje sepse sipas tyre e di që do të humbë.

Sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë i dërguari special i Gjermanisë, Johanes Hajndëll. Ai pritet të ketë takime me liderët e katër partive, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos me qëllim të negocimit për rifillimin e bisedimeve mes partive, në të cilën nuk përjashtohet mundësia e diskutimit për një qeveri të re e cila do t’i organizojë zgjedhjet në vend.

Në praktikë ekzistojnë disa modele të qeverive të cilat kanë menaxhuar me krizat, por ende nuk është e ditur se për çfarë modeli është duke u biseduar apo do të bisedohet në Maqedoni, transmeton Portalb.

Në praktikë disa nga modelet e qeverive kalimtare mund të jenë:

Përndryshe, Ivanov dje e tërhoqi në tërësi vendimin për abolim apo falje, ndërkaq sot LSDM doli me plan të ri. Sipas LSDM-së, për të vazhduar bisedimet, pushteti duhet t’i plotësojë dy kushte: Gjykata Kushtetuese të deklarohet në lidhje me kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe të gjithë qytetarët e arrestuar të lirohen dhe ndaj të njëjtëve të mos kryhen trysni, transmeton Portalb.

Nga ana tjetër, përveç përshëndetjes së vendimit të presidentit Ivanov për tërheqjen e faljes, nga VMRO-DPMNE-ja, ende nuk kanë dalë me qëndrim konkret.

Faktori ndërkombëtarë e ka përshëndetur shfuqizimin e vendimit për falje, ndërkaq njëkohësisht ka kërkuar nga partitë politike në vend që të ulen në tryezën e bisedimeve edhe të organizohen zgjedhjet fer, kredibile dhe demokratike të cilat do të pranohen nga faktori ndërkombëtarë. /Portalb

Exit mobile version