Site icon PORTALB

Mogherini: Mbështetje të plotë qeverisë dhe popullit turk

Frederika Mogerini

Frederika Mogerini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini ka dërguar mesazh mbështetjeje Turqisë, pas sulmit terrorist të mëngjesit të sotëm në qendër të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratën me shkrim të zëdhënësit të Federica Mogherini thuhet se Turqia sërish ishte goditur nga një sulm terrorist, në të cilin u vranë dhe plagosën disa njerëz.

“Ne si BE duam që sërish të shprehim mbështejen tonë qeverisë dhe popullit turk, dhe të ritheksojmë përkushtimin tonë të përbashkët për luftën kundër kërcënimit global të terrorizmit”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version