“Prokuro Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas bashkëpunimit disamujor operativ me të dhënat, ka mbledhur dëshmi të deri në shkallën për bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale të natyrës së korrupsionit, ku janë dëmtuar studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi – Shkup”. Të dyshuar janë tjetër persona, nga të cilët gjashtë janë profesorë universitar, një demonstrator dhe një drejtues i bufesë në kompleksin universitar”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore, në lidhje me aksionin e djeshëm policor me emrin e koduar “Erazmus”, në Fakultetin Ekonomik në Shkup, njofton Portalb.
“Personat janë të dyshuar për kryerjen e më shumë veprave penale për të cilat do të vendoset gjatë hetimit. Përveç marrje para, ekziston shkallë e bazës së dyshimit se një pjesë e profesorëve kanë kërkuar edhe kryerjen e shërbimeve seksuale për kalimin e provimit. Gjatë ditës së djeshme, gjatë ndërmarrjes së veprimeve për mbledhjen e dëshmive, pas dhënies së urdhrit për bastisje, njërit nga profesorët është kapur në flagrancë duke kryer vepër penale – marrje mito prej 1.000 eurove, përderisa për të tjerët janë siguruar dëshmi për periudhën e kaluar. Për momentin lënda është në procedurë paraprake”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore. /Portalb