Site icon PORTALB

Kalın: Bundestagu ka miratuar një rezolutë të gabuar dhe të dëmshme

Zëdhënësi i Presidencës Turke, İbrahim Kalın

Zëdhënësi i Presidencës Turke, İbrahim Kalın

Zëdhënësi i Presidencës Turke, İbrahim Kalın, në lidhje me rezolutën që Parlamenti Federal Gjerman (Bundestag) miratoi ditën e enjte me 2 qershor në lidhje me pretendimet për ngjarjet e vitit 1915, ka theksuar se Bundestagu jo vetëm që ka shkelur ligjin, por në të njëjtën kohë ka miratuar një rezolutë të gabuar dhe me pikëpamje të ngushtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shkruar një artikull me temë “Vendimi për Armeninë: i paligjshëm, i gabuar dhe i dëmshëm”.

Duke përdorur shprehjen se “Parlamenti gjerman ditën e enjte jo vetëm që ka shkelur ligjin, por në të njëjtën kohë ka marrë edhe një vendim të gabuar dhe me pikëpamje të ngushtë”, Kalın ka theksuar se Bundestagu duke njohur pretendimet armene për ngjarjet 1915 ka injoruar përpjekjet e palodhura nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për të afruar me njëri-tjetrin me anë të dialogut turqit dhe armenët.

Kalın ka rikujtuar se hapin e parë të afrimit mes Turqisë dhe Armenisë e përbën letra e dërguar nga presidenti Erdoğan në vitin 2005 ndaj presidentit armen të asaj periudhe, Robert Koçaryan me propozimin për ngritjen e një komisioni të përbashkët të historisë.

“Historianët turq dhe armenë krahas kësaj do të ndanin me opinionin ndërkombëtarë informacionet e komisionit që do të formohej nga ekspertët e vendeve të treta. Pavarësisht se Turqia brenda 11 viteve e ka ripërcjellur disa herë këtë propozim, Armenia nuk ka treguar asnjëherë qasje ndaj këtij propozimi të zgjidhjes”, u shpreh Kalın.

Ndër të tjera Kalın ka vënë në dukje se vendimi i Parlamentit Federal Gjerman është politik dhe në kundërshtim me ligjet si dhe është i dëmshëm për pajtimin në mes të turqve dhe armenëve.

“Së pari është e rëndësishme që të kuptohet se ky vendim në fjalë nuk ka asnjë bazë ligjore. Për marrëveshjen rreth gjenocidit është rënë dakord nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948 për të siguruar mospërsëritjen e brutalitetit të Gjermanisë kryesisht ndaj hebrenjve dhe ndaj pakicave etnike dhe fetare. Turqia këtë marrëveshje e ka miratuar në vitin 1950, pra katër vite para Gjermanisë. Marrëveshja në vitin 1998 është përdorur për herë të parë në dënimin me burg përjetë të Jean-Paul Akayesu nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Ruandëss. Cilësimi i ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid për arsyen se nuk mund të jetë ndëshkim i paligjshëm është në kundërshtim me parimet e drejtësisë (nulla poena sine lege)”, ka theksuar më tej Kalın.

Duke rikujtuar se Turqia për të bashkëpunuar më ngushtë me Armeninë në vitin 2007 ka nisur negociatat me qeverinë e Jerevanit, Kalın u shpreh se “edhe dy vite pas kësaj delegacionet ranë dakord mbi dy protokolle për të riformuar marrëdhëniet diplomatike. Turqia pa humbur kohë i dërgoi dokumentet për miratim në parlament. Por presidenti armen Serj Sarkisyan, në muajin prill 2010 shpalli se kishte pezulluar procesin e miratimit. Fatkeqësisht Jerevani nuk ka dëshirën për të hedhur një hap para.”

Ndër të tjera duke tërhequr vëmendjen se presidenti Erdoğan është presidenti i parë që ka njohur publikisht dhimbjet e armenëve Osmanë dhe që i ka shprehur ngushëllimet, Kalın ka rikujtuar se në vitin 2015 dhe 2016 janë bërë deklarata të ngjashme, por se këto deklarata negociuese janë refuzuar nga Armenia.

Kalın ka theksuar se Bundestagu me arsyetimin për të nxitur paqen mes turqve dhe armenëve ka injoruar qëndrimin e patolerueshëm të Jerevanit dhe ka vendosur në mënyrë të padrejtë Turqinë në objektiv.

Më tej Kalın ka theksuar se Gjermania ka vendosur në rrezik edhe marrëdhëniet me Turqinë.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se ditën e enjte janë akuzuar padrejtësisht miliona turqë që ofrojnë kontribute me vlerë në jetesën politike, ekonomike dhe kulturore të Gjermanisë Kalın ka komentuar ndër të tjera se “Vendimi i marrë ka shkaktuar dëme të rënda në marrëdhëniet e komunitetit turk me qeverinë gjermane. Vendimi i diskutueshëm i Bundestagut ka treguar edhe njëherë se politizimi i historisë ka sjellë më shumë dëme se sa të mira.”

“Armenia pa humbur kohë duhet të pranojë propozimin e Turqisë për ngritjen e një komisioni të historianëve dhe procesin e miratimit të protokollit dypalësh duhet t’ia lërë zgjidhjes. Për afrimin dhe për të vënë në përparim të drejtë familjet armene të periudhës Osmane ka nevojë për Jerevanin. Gjermania në vend që të akuzojë me akuza të gabuara Turqinë, duhet të bëjë presion ndaj Armenisë që të vazhdojë përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së problemit që është pezulluar. Nuk kemi kohë për akuza të ndërsjella. Miliona njerëz luten për një paqe të përhershme”, ka përfunduar artikullin e tij Kalın.

Exit mobile version