Site icon PORTALB

(VIDEO) Skandal në Shkup! Gazetari largohet me polici se bërtiti: Diktaturë gjatë nderimit të Orhan Pamuk!

Skandal në Shkup! Gazetari largohet me polici se bërtiti:Diktaturë gjatë nderimit të Orhan Pamuk!

Skandal në Shkup! Gazetari largohet me polici se bërtiti:Diktaturë gjatë nderimit të Orhan Pamuk!

Gazetari Sashe Ivanovski i cili ishte në publik gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit ndërkombëtarë për letërsi “Tabernakul” shkrimtarit turk Orhan Pamuk, u ngrit dhe pyeti nobelistin Pamuk:

“A është i vetëdijshëm se po merr çmim nga një qeveri diktatoriale e cila mbyll media, burgos gazetarë, korrupton gazetar me para të shtetit dhe se vizita e tij është keqpërdorim nga regjimi i cili dëshiron të tregohet para opinionit vendor se është demokratik, a nuk është?”

“50 gazetarë kanë mbetur pa punë ndërsa një gazetar është në burg”, tha Ivanovski.

Pas kësaj ngjarje në sallë u krijua një kaos ndërsa u mobilizua policia dhe e largoi gazetarin nga salla.

Në ceremoni ishte prezent edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Exit mobile version