Site icon PORTALB

Gjermania me përpjekje të dytë ta vendosë Maqedoninë si “çështje të sigurtë” të Këshilli të Punëve të Jashtme të BE-­së

­ Republika Federale Gjermane bën përpjekjen e dytë që Republika e Maqedonisë, për herë të parë pasi në vitin 2005 u bë vend­kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në vend të Këshillit për punë të përgjithshme të jetë temë e diskutimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-­së në prag të Samitit të këtij muaji të Këshillit Evropian, lajmëroi korrenspondenti i MIA­-s nga Brukseli.

Për shkak të krizës politike që më shumë se një vit e gjysmë e tronditi shtetin, ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-­Ualter Shtajnmajer bën edhe një përpjekje për Maqedoninë të gjindet para shefave të diplomatëve evropian si “çështje e sigurisë” edhe krahas asaj që disa vende të BE-së kundërshtohen në të njëjtën për shkak të asaj që nuk ekzistojnë kërcënime të sigurisë nga shteti i Maqedonisë.

Ashtu siç është e njohur më datën 23 të muajit të kaluar, Gjermania me përkrahje të Britanisë së Madhe pati përpjekje të pasuksesshme të diskutohet për Maqedoninë nën pikën “të ndryshme” të Këshillit të Punëve të Jashtme të Unionit. Në fund të mbledhjes të FAK (Foreign Affairs Council), pikërisht ministri gjerman Shtajnmajer ka munguar, si dhe sekretari shtetëror në MPJ­-në e tyre, Mihael Rot (të dy nga Partia Social­Demokrate Gjermane), munguan, dhe Federika Mogerini e cila kryeson me FAK-­un si përfaqësuese e lartë e Unionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE­së e anuloi diskutimin për Maqedoninë.

Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijarto, pas përfundimit të Këshillit të muajit të kaluar për punë të jashtme të Unionit në deklaratë për MIA-­n konfirmoi se diskutimi për Maqedoninë është anuluar për më 20 qershor për shkak të asaj që ato që kanë kërkuar për të të diskutohet, Gjermania dhe Britania e Madhe nuk ishin të pranishme në fund të mbledhjes përmes ministrave të tyre dhe për atë Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-­së, e ka anuluar diskutimin për ngjarjet e Maqedonisë.

“Çështja për Maqedoninë nuk ishte në agjendë, sepse Mogerini tha se ministrat që kërkuan për këtë pikë të jetë në agjendë nuk janë të pranishëm për momentin. Për atë këtë diskutim e anuluam për mbledhjen e ardhshme”, na tha përfaqësuesja e lartë. Sekretari i Punëve të Jashtme të Britanisë, Fil Hamond ishte këtu, por u largua dhe nuk ishte i pranishëm kur duhej të bisedohet për pikën e fundit “ndryshe” të agjendës. Ndërsa Gjermaninë e ka prezantuar ministri shtetëror Mihael Rot. Për atë Mogerini kërkoi anulim të kësaj pike të agjendës, ndërsa ajo është më 20 qershor, përkatësisht për një muaj nga tani”, ka potencuar Sijarto.

Por, tani është e sigurtë se FAK-­u i BE-­së nuk do të mbahet më 20 qershor, spese Samiti i Këshillit Evropian është anuluar dhe do të mbahet më 28 dhe 29 qershor (e martë dhe e mërkurë) dhe për herë të parë një Samit i shefave të shteteve dhe Qeverive të vendeve­anëtare të BE­së nuk do të mbahet të enjten dhe të premten për shkak të referendumit për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian që në Ishull do të mbahet në datën 23 të këtij muaji.

Ajo që është e sigurtë është se ky Samit i Punëve të Jashtme do të mbahet në Luksemburg, me atë që si data të mundshme të mbajtjes janë 24 dhe 27 qershor.

Exit mobile version