Site icon PORTALB

Rihanna nuk i shmanget skandaleve

Rihanna

Rihanna

Pop këngëtarja Rihanna duket se nuk e ka ndërmend të mbushet mend, pasi ajo edhe kësaj radhe pushtoi ballinat e revistave me një skandal tjetër.

Duke u munduar të ndajë çdo detaj nga jeta e saj private me adhuruesit e flaktë që i ka nëpër botë, ajo këto ditë ka postuar një fotografi në profilin e saj në Twitter ku vërehej qartë duke tymosur marihuanë.

Qëllimi i saj ishte të krijojë atmosferë festive duke pozuar para bredhit të dekoruar dhe mbushur me dhurata, por ajo që shkaktoi reagime në opinion ishte cigarja të cilën po e mbante në duar.

Exit mobile version