Site icon PORTALB

Tre kodet – fytyra e kryetares së PSP-së, lideri i LSDM-së dhe logoja e partisë

[Recension: PSP-ja konfirmoi se Zaevi ka gënjyer për atë se sa biseda të përgjuara të paligjshme  ka dorëzuar]

Gjëja e parë që flet për jokoncekuencën e kësaj përmbajtjeje mediatike është ambienti në të cilin është krijuar ajo. Nëse bëni pasqyrë të teksteve të publikuara që kanë të bëjnë me konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike të mbajtur me 3 qershor, menjëherë do ta shihni se asnjë përmbajtje nuk është informatë, lajm, raport, për temën e asaj konferenc për shtyp. Asnjë.

Në vend të raportit nga kjo konferencë për shtyp, janë publikuar dhjetëra përmbajtje mediatike, të cilat në mënyra të ndryshme e problematizojnë dhe e ndërlidhin punën e këtij institucioni me tema, të cilat, qartazi, kanë për qëllim ta dëmtojnë autoritetin e saj, dhe qëllimin që i është caktuar.

Linku deri te artikulli origjinal: PSP-ja konfirmoi se Zaevi ka gënjyer për atë se sa biseda të përgjuara të paligjshme  ka dorëzuar

Data dhe koha e publikimit: 03.06.2016 / 12:17

Data e recensionit: 06.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

NË KUADËR TË PROPAGANDËS

Në mesin e atyre publikimeve është edhe ky që e recensojmë.

Interesante është ajo se ai ka dy probleme thelbësore që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me përmbajtjen e tekstit, por me elementet shoqëruese të tij – titullin dhe fotografinë.

Në titullin: “PSP-ja konfirmoi se Zaevi ka gënjyer për atë se sa biseda të përgjuara të paligjshme  ka dorëzuar”, bie në sy fjala “konfirmoi”. Kur do ta dëgjoni paraqitjen e prokurores Ristovska nga konferenca për shtyp e PSP-së, askund nuk do ta fitoni një “konfirmim” të tillë. Ta precizojmë: teksti vetë nxjerr përfundim dhe atë e vendos në titull.

Kjo nuk është në kuadër të standardeve profesionale. Edhe sikur ta pranojmë se ka indikacione për të ardhur deri te një përfundim i tillë, mirëpo për të ardhur deri te ai, nevojiten informata plotësuese, sqarime dhe fakte. Ato mungojnë në këtë përmbajtje.

Për të ardhur deri te ato ju duhet burimi. Ai duhet të jetë ose dikush nga PSP-ja, ose pse jo, vetë lideri i opozitës, për të cilin në këtë përmbajtje mediatike thuhet se “është konfirmuar” se ka gënjyer.

FOTOMONTAZH

Këtij përfundimi të paargumentuar dhe të pabazë, nga aspekti profesional gazetaresk, i “ngjitet” një fotomontazh ku kryetarja e PSP-së dhe lideri i opozitës janë paraqitur në ballë, ndërsa pas tyre dominon logoja e partisë më të madhe opozitare.

Nuk duhet të jesh zbulues i trajnues i kriptologjisë që t’i dalloni kodet, të cilat nga kjo fotomontazh, në fakt, bëjnë – propagandë. Gjegjësisht, kornizë për naivët që të besojnë se tre kodet, fytyra e kryetares së PSP-së, lideri i opozitës dhe logoja e partisë, janë një. Një kundër të gjithëve.

Prandaj, është shumë e qartë se kjo përmbajtje mediatike ka për qëllim defokusimin e vëmendjes nga ajo që është komunikuar në konferencën për shtyp – të eliminohen obstruksionet që e pengojnë punën e PSP-ës.

Për fat, një numër gjithnjë e më i madh i publikut mediatik, tashmë e di alfabetin mediatik.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version